Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj përmes një postimi ka shkruar se arrdhja në pushtet e VV-së në Prizren e ka dertiminuar mënyrën e qeverisjes.
Me tutje totaj ka shkruar se Pasojat, në rritje e sipër janë, pasiguria në vendimmarrje, ndrrimi i shpeshtë i drejtorëve.
Postimi i plotë:
Ardhja në pushtet e VV në mënyrë seriozisht të kontestueshme në një masë të madhe e ka determinuar mënyren e qeverisjes së deritanishme (me gjasë kështu do të vazhdojë) e cila gjithcka mund të jetë por vetëm e ndershme dhe profesionale jo.
Kauzat e rrejshme të VV, mungsa e vizionit real dhe objektiv për të ardhmen, inferioriteti i Z. Haskuka karshi lidershipit të VV, jokompatibiliteti i profilit të tij profesional e personal më kriteret që duhet plotësuar për të qenë i suksesshëm në postin të cilin akcidentalisht e mban janë shkaqe të cilat kan kushtëzuar lindjen dhe vazhdojnë të kushtëzojne ekzistencën e pasojave serioze për zhvillimin e qytetit të Prizrenit.
Pasojat, në rritje e sipër janë, pasiguria në vendimmarrje, ndrrimi i shpeshtë i drejtorëve, (vetem ne DKA për dy vite e gjysëm ndërrohen 4 drejtora) c’regullimi total deri në paralizim të relacioneve me të gjithë partnerët që e kan sjellë në pushtet, mungesa e përkrahjes në asamblenë komunale që e paralizon vendimmarrjen, mungese e kapaciteteve menaxhuese mbrenda VV si dhe mungesa e njohurive për të zhvilluar ato kapacitete ose per ti identifikuar dhe angazhuar nga jashtë.
Në fund është evidente se kjo mënyrë e qeverisjes me arrogancën e vet duke mos nguruar të akuzoj për dështimet e veta përveq opozitës as edhe organet e drejtësise si prokurorinë, gjykatat ose edhe policinë tenton që permes viktimizimit të shfajsohet.
Sikur që ndodhë zakonishtë, duke keqperdorë në mënyrë flagrante besimin e marrë nga qytetarët, më së shumti dëmtohet kualiteti i jetës se qytetarëve të Prizrenit për cka VV gjatë fushatës ishte zotuar se jashtë mase do të kontriboj për ngritje, ndërsa ajo që po ndodh është rrënje në pothuajse të gjitha fushat që determinojnë cilsinë e jetës në Prizren.
Dukuritë negative si Tenderomania dhe Nepotizmi për cka PDK është satanizuar jo vetëm se nuk kan rrënje por kan shënuar rritje, sado paradoksal në dukje por në fakt realitet i hidhur ky !