Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj, i shoqëruar nga Vlora Çitaku, ish ambasadorja më e suksesshme e Republikës së Kosovës në SHB, Blerta Deliu deputete e PDK-së dhe Luljeta Veseli – Gutaj anëtare e kryesisë dhe kandidatet Ymrane Fusha dhe Vlora Karavidaj, të hënën, në kuadër të fushatës zgjedhore kanë vizituar ndërmarrje të suksesshme në Prizren. “Lely Shpk”, “Swis – Home”, “Extra Fruits” dhe “Fizi – med” janë biznese të suksesshme të qytetit tonë.
Në të gjitha këto takime Shaqir Totaj, ka theksuar se në Programin e PDK-së është i paraparë një fond i posaçëm për bizneset e vogla dhe të mesme dhe me fitoren e PDK-së, këto biznese nuk do të mbetën më në mëshirën e kohës, por do të mbështetën fuqishëm, sepse investimi i ynë në biznese është investim në punësimin e të rinjve, që të mos e lëshojnë Kosovën. Puna juaj e suksesshme është një inkurajim në rininë tonë të shëndosh dhe këtë inkurajim ne do ta përkthejmë në mbështetje që në një të ardhme të shkurtër ta zgjeroni prodhimin tuaj.
Ndërsa ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka thënë, se puna dhe suksesi juaj janë arsyeja pse ne inkuadrohemi në politike dhe pse në çdo program të PDK-së parashihet përkrahje e fuqishme. “Ndërmarrësit në Prizren duhet të ndiheni me fat, që e keni një kandidat për kryetar të Komunës siç është Shaqir Totaj, i cili është dëshmuar si menaxher i suksesshëm dhe është vlerësuar edhe nga Amerika. Andaj, vota e juaj dhe përkrahja për PDK-në, do ta bëj edhe më të fuqishëm kryetarin e ardhshëm të Prizrenit.”
Në vazhdim ndërmarrësit kanë treguar për sfidat me të cilat janë ballafaquar dhe kanë premtuar se do ta përkrahin PDK-në dhe do të bëjnë thirrje që ta përkrahin Shqir Totajn për kryetar të Prizrenit, sepse zhvillimi ekonomik, përkrahja e biznese është çelësi i sukseseve të Prizrenit. Dhe këtë çelës e ka PDK-ja me fitoren e saj.