Kryetari i Partisë Demokratike Memli Krasniqi sot ishte në Has për ta mbështetur kandidatin për Kryetar të Komunës së Prizrenit Shaqir Totajn. Krasniqi i shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së në Has Adem Morina. Në këtë takim me struktura dhe simpatizantë, gjithnjë në respektim të masave për pandeminë, është kërkuar mbështetje e fuqishme për Shaqir Totaj dhe kandidatet për asamble nga Hasi.
Shaqir Totaj, duke folur para strukturave të PDK-së në Has, ka theksuar se e vetmja adresë e Hasit është PDK-ja, ku do ketë fokus për investime në çdo segment. Me fitoren e PDK-së më 17 tetor, do të fitojë vizion për të ardhmen dhe për zhvillimin e Prizrenit. Dhe në këtë mënyrë do të ndërprehen keqpërdorimet e bëra deri më tash. Gjatë katër viteve të ardhme më nuk do të ketë punësime me zarfa, dhe të vijnë nga anë e botës për të punuar në Has, ndërsa të rinjët e Hasit të diplomuar të ikin nga vendi. Secili do të jetë në vendin e vet sipas kualifikimit që do të ketë e nuk do të ketë përzgjedhje politike në asnjë sektor.
Ndërkaq Kryetari i PDK z.Memli Krasniqi, duke iu drejtuar hasjanëve ka theksuar se “Jeni ju dhe Prizreni me fat qe kemi një kandidat për kryetar siç është Shaqir Totaj një menaxher me renome ndërkombëtare, që i duhet qytetit dhe qytetareve te Prizrenit.
” Njeherësh ai u bëri thirrje hasjanëve për t’i mbështetur kandidatet për Asamble nga Dega Has, Egzona Hoxhaj me numër18, Sherife Balaj me nr.33 dhe Drita Qenaj me nr.39.
Kurse të pranishmit në këtë takim mobilizues, para kryetarit të PDK-së Memli Krasqniqi dhe para kryetarit të ardhshëm të Prizrenit, u zotuan se Hasi e ka nda mendjen që më 17 tetor ta votojnë PDK-në dhe Shaqir Totajn për kryetar, sepse është e vetmja mundësi që Hasi t’i realizojë aspiratat e veta dhe ta vazhdojë ndërtimin ashtu siç e meriton e t’i thuhet Jo abuzimeve që po ndodhin me pushtetin aktual të strukturave të Haskukës.