Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, sot ka vizituar një ndër lagjet e qytetit, Jenimahallën. Në këtë lagje është mirëpritur nga tregtarë, zejtarë dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë të përkrahin PDK-në me 17 tetor.
Lagjet e vjetra të qytetit të Prizrenit kanë traditë dhe janë të veçanta, në rrugët e lagjeve zejtarë të vjetër e tregtarë të rinjë gërshetojnë laramaninë e bizneseve të ndryshme. E tillë është dhe Jenimahalla, një lagje që simbolizon lashtësinë e Prizrenit, me biznese të vogla rreth rrugës, rrugë të ngushta e tregtarë që punojnë dhe socializohen me njëri tjetrin çdo ditë.
“Në Jenimahallë dhe në secilën lagje të qytetit do të krijojmë infrstrukturë të duhur për të lehtësuar jetën e qytetarëve, do të oforjmë mundësi për zhvillimin e bizneseve duke i mbështetur ata me projekte konkrete dhe do të punojmë parreshtur e do të dëgjojmë kërkesat e secilës lagje, pasiqë ky bashkëpunim ka munguar në katër vitet e fundit të qeverisjes aktuale komunale”- ka thnënë Totaj para qytetarëve të lagjes.