Kryetari, Shaqir Totaj ka pritur në takim zëvendëskryeministren, Emilia Rexhepi dhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, me të cilët është biseduar për situatën aktuale me pandeminë në Komunën e Prizrenit.
Në takim ishin të pranishëm të gjithë akterët që implikohen dhe kanë përgjegjësi në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, Drejtoresha e Shëndetësisë, Burbuqe Berisha, Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj, Drejtori i Policisë, Faton Alija, Drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj, Drejtori i QKMF-së Xhevat Elezkurtaj dhe përfaqësues nga komunitetet joshumicë.
Të gjithë pjesëmarrësit raportuan për gjendjen momentale në institucionet që ata përfaqësojnë.
Në takim poashtu u diskutua edhe për masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe implementimi i tyre, format e veprimit për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19, përgjegjësitë e institucioneve përkatëse dhe ndërtimi i strategjisë për vetëdijësimin e qytetarëve për rëndësinë e vaksinimit, për të siguruar mbrojtje nga rrezikshmëria e virusit.
Pas takimit u mbajtë një konferenë për media dhe fillimisht u prononcua krytari, Totaj: “Në takim diskutuam për koordinim sa më të mirë mes institucioneve për të gjetur zgjidhje efektive dhe efikase, për dalje nga situata në të cilë gjendemi, duke qenë se të gjithë jemi dëshmitarë të rritjes së numrave, në mënyrë alarmante.
Ne si Komunë, tashmë kemi formuar Shtabin Emergjent për parandalimin e infeksionit nga COVID-19, shtab ky që do punoj për të kontrolluar situatën, për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit dhe për të zvogëluar pasojat”.
Poashtu në konferencë u prononcuan dhe zëvendëskryeministria, Rexhepi dhe ministri, Latifi të cilët u shprehën të kënaqur nga takimi dhe puna që po bëhet nga institucionet në Komunën e Prizrenit për implementimin e suksesshëm të masave dhe parandalimin e efekteve negative që mund të ketë kjo vale e infektimeve me virus. Kurse, ministri, Latifi potencoi fakti se masat e marra janë të balancuar me situatën aktuale.
Në fund, u potencua rëndësia e fushatës sensibilizuese për vaksinim tek të gjithë qytetarët e Komunës së Prizenit.