Sot, u promovua nisma e buxhetimit me pjesëmarrje “Paratë tona, Idetë tona, Prizreni ynë”, të impementuar për herë të parë nga Komuna e Prizrenit, në tri lokacione: Zhur, Lagjen Kurrillë dhe Reçan; me nga dy takime në secilin vend.
Prizreni, është në mesin e komunave të para që ka nisur zbatimin e një modeli shumë të përhapur në botë, inspirim nga SHBA-të, ku qytetarët vetë propozojnë, vetë votojnë idenë më të mirë dhe në fund Komuna e financon projektin më të votuar.
Jam i lumtur që si kryetar po e zbatojmë për herë të parë një praktikë amerikane të re të bashkëpunimit me qytetarët, për ta rritur sa më shumë pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje. Falendëroj vecanërisht USAID Kontrata Sociale, të gjitha organizatat, qytetarët dhe veçmas përfaqëasuesit e tri vendbanimeve që ishin pjesë e kësaj nisme” – u shpreh me këtë rast Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Ndarja e një shume të caktuar për këto projekte, do të futet në buxhetin e Komunës për vitin 2024, me c’rast duhet votuar në Asamblenë Komunale, ndërsa, me realizimin e suksseshëm të kësaj nisme do të rritet edhe më shumë buxheti vitin e ardhshëm për projekte të këtilla.Ndërkaq, ushtruesi detyrës së drejtorit, Sean MacLeay, the USAID Democracy and Governance Acting Office Director, përgëzoi Komunën e Prizrenit për gatishmërinë e të qenit sa më afër qytetarëve dhe për realizimin efikas të këtij pilot projekti.