Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka uruar Kurban Bajramin.
Në një komunikat për medie, Totaj tha se festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human .
Njoftimi i plotë:
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Dega e PDK-së në Prizren dhe Kryetari i saj z. Shaqir Totaj, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam, me urimet më të përzemërta, ku ditët që do të vijnë, të na gjejnë të bashkuar rreth sfidave, por edhe për sukseset tona të përbashkëta.
Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human.
Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë.
Festa e Kurban Bajramit është: simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Krijuesit tonë dhe koha e përkushtimit të gjithëmbarshëm, për afrim mes njerëzve.
Urime Kurban Bajramin!
Shaqir Totaj-Kryetar i PDK-së Dega në Prizren