Tottenham Hotspur është nikoqir i Manchester United në derbin e javës së 30-të në Ligën Premier.
Dy skuadrat kanë një qëllim këtë edicion që të zënë njërën nga pozitat që i dërgon në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri.
Aktualisht Manchester United është më afër këtij qëllimi pasi zë pozitën e pestë me 45 pikë, ndërsa Spurs janë në vendin e tetë me katër pikë më pak.
Dy trajnerët, Jose Mourinho dhe Ole Gunnar Solskjaer tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë takim.
Mungesa e madhe për vendasit është ajo e mesfushorit Dele Alli, teksa mysafirët nuk kanë mungesa.
Formacionet zyrtare:
Tottenham Hotspur: Lloris, Aurier, Dier, Sanchez, Davies, Winks, Sissoko, Lamela, Bergwijn, Son, Kane.
Manchester United: De Gea, Wan – Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, McTominay, Fred, Fernandes, James, Martial, Rashford.