Tottenhami është këndellur pas barazimit ndaj Southamptonit dhe ka arritur fitore minimale në udhëtim ndaj Watfordit, në kuadër të javës së 21-të të Premierligës.
Në ndeshjen e zhvilluar në ditën e parë të vitit u pa vetëm një gol, edhe ai në kohën shtesë.
Tottenhami pati iniciativën, por nuk arriti ta gjente golin deri në minutën e 90+6.
Ishte Davinson Sanchez i cili realizoi golin e fitores për Spurs.
Me këtë fitore, Tottenhami shkon në vendin e pestë me 33 pikë gjithsej.
Në anën tjetër, Watfordi mbetet në krizë të thellë, teksa renditet i 1-ti me 13 pikë të grumbulluara.