Presidentja Osmani dekretoi Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, në mbështetje të kompetencave të saj, ka dekretuar Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. 

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, në mbështetje të nenit 80 (2) dhe nenit 84 pikat (4 dhe 5) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 17.12.2021, dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 29.12.2021”, thuhet në dekretin e Presidentes Osmani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme