Tottenhami e pret Man Unitedin, kërkon të mbetet në garë për top katërshe në Premierligë

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

ottenhami do të kërkojë të mbetet në garë për top katërshe në Premierligë, kur të përballet me Manchester Unitedin sot në Londër.

Takimi i javës së 31-të mes Tottenhami dhe Unitedit zhvillohet në orën 17:30 në stadiumin “Tottenham Hotspur”.

Skuadra e Jose Mourinhos është e vetëdijshme se çfarëdo rezultati negativ kundër djajve të kuq do të nënkuptonte hap i madh mbrapa në përpjekje për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Londinezët renditen në pozitën e shtatë me 49 pikë, gjashtë më pak se West Hami në vendin e katërt, vetëm shtatë ndeshje para fundit.

Tottenhami nuk ka bërë edhe aq mirë kohëve të fundit, pasi u mund nga Arsenali dhe u ndal me barazim nga Newcastle në tri ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, Unitedi veçse e ka siguruar një vend në top katërshe, pasi renditet në pozitën e dytë me 60 pikë.

Formacionet zyrtare:

Tottenham:

Manchester United:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme