Tottenhami fiton ndeshjen e parë ndaj Dinamo Zagrebit

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Tottenhami nuk ka lënë vend për befasi dhe ka triumfuar në ndeshjen e parë kundër Dinamo Zagrebit me rezultat 2:0, në kuadër të 1/8-es së finales në Europa League.

Harry Kane realizoi dy gola, në minutat 25-të dhe 70-të, për t’ia siguruar ekipit të tij triumfin në takimin e parë të zhvilluar në Londër.

Këtë ndeshje nga minuta e 64-të u aktivizua edhe futbollisti kosovar Lirim Kastrati, i cili vesh fanellën e Dinamo Zagrebit.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Kroaci pas një jave.

Të ngjashme