Tottenham Hotspuri ka konfirmuar se Son Heung-min ka pësuar lëndim të rëndë.
Koreano jugori ka pësuar lëndim të rëndë në dorë, derisa do t’i nënshtrohet operacionit në këto ditë.
Son pësoi lëndim në fitoren dramatike ndaj Aston Villës në fundjavën që shkoi, e që do të mbetet jashtë fushë për disa javë.
Skuadra angleze nuk ka treguar më detajisht se sa do të mungojë sulmuesi, mirëpo pritet që të mos kthehet deri në fund të sezonit.
Son do t’i nënshtrohet operacionit në dorën e djathtë, gjersa nuk do të mund të luajë në disa ndeshje vendimtare.