Andre Onana pritet të vazhdoj karrierën në Premier League, pasi skuadra e Tottenhamit ka nisur negociatat me Ajaxin dhe agjentin e tij.
Mësohet se Tottenhami tashmë i ka ofruar Ajaxit dëmshpërblim prej 50 milionë eurosh për Onanan, të cilin synon ta transferoj gjatë afatit kalimtar të janarit.
Onana te Tottenhami shihet si zëvendësim për Hugo Llorisin, i cili do të largohet nga Tottenhami në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
Onana 23-vjeçar, ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka regjistruar 20 paraqitje në të gjitha garat.
Ai është reprezentues i Kamerunit kurse te Ajaxi është transferuar në vitin 2015 nga të rinjtë e Barcelonës.