Barcelona mendon për kthimin e portierit Onana

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka shprehur interesim për kthimin e Andre Onanas nga Ajaxi.

Onana që ishte pjesë e Barçës nga viti 2010 si 13-vjeçar dhe kaloi pesë vjet në këtë klub para se të kalonte tek Ajaxi në vitin 2015.

Tani 22-vjeçar, Onana ka treguar formë të mirë te gjiganti holandez në tre sezonet e fundit, duke realizuar 121 paraqitje dhe nuk ka pësuar gol në 54 prej tyre.

Sipas Catalunya Radio, Barça do të tentojë transferimin e Onanas në rast se Jasper Cillessen vendos për largim nga klubi gjatë verës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme