Ekonomia Online
FUNDIT

Tottenhami s’e ka ndërmend t’ia shesë Unitedit kapitenin Kane

Tottenhami s’e ka ndërmend t’ia shesë Unitedit kapitenin Kane

Tottenhami nuk ka për qëllim t’ia shesë Manchester Unitedit apo cilitdo klub tjetër të Premierligës sulmuesin dhe kapitenin e skuadrës, Harry Kane, sipas Sky Sports. Javën e fundit u raportua se kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy, është i gatshëm ta pranojë kalimin e Kane në Unitedin për një rekord botëror, 230 milionë euro, për shkak […]

Tottenhami nuk ka për qëllim t’ia shesë Manchester Unitedit apo cilitdo klub tjetër të Premierligës sulmuesin dhe kapitenin e skuadrës, Harry Kane, sipas Sky Sports.

Javën e fundit u raportua se kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy, është i gatshëm ta pranojë kalimin e Kane në Unitedin për një rekord botëror, 230 milionë euro, për shkak të telasheve financiare gjatë krizës së pandemisë Coronavirus.

Stadiumi i Spurs kushtoi mbi 1 miliard euro dhe koronavirusi pritet të kenë ndikim të madh financiar në të gjitha klubet e Premierligës, përfshirë Tottenhamin i cili tashmë i ka dhënë pushim pa pagesë stafin josportiv.

Sipas mediave, Kane do ta pranonte kalimin në United, por Sky Sports thotë se burimet e veta konfirmojnë se kapiteni i Kombëtares së Anglisë nuk do të largohet nga Tottenhami për Unitedin apo ndonjë klub tjetër të Premierligës.

Të ngjashme