Francesco Totti pritet të njoftojë të hënën largimin e tij nga Roma.
Ikona e klubit romak kishte marrë një pozitë në udhëheqje pas pensionimit në verën e vitit 2017 dhe ka kontratë deri më 2021.
Gjithsesi, ai ndihet i larguar nga presidenti Jim Pallotta që kur drejtori sportiv Monchi u dorëhoq në mars e trajneri Eusebio Di Francesco u shkarkua.
Presidenti Pallota konfirmoi se i ka ofruar Tottit rolin e drejtorit teknik, por shtoi se “nëse Francescos i duhet kohë, ne do t’i japim”.
Megjithatë, duket se Totti ka vendosur të largohet nga klubi dhe largimin do ta konfirmojë në një konferencë për media të hënën.