Totti: Salah, njëri nga më të mirët në botë

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 17:00 | Nga

Francesco Totti ka përshkruar ish-bashkëlojtarin e ekipit te Roma, Mohamed Salah, si njërin nga lojtarët më të mirë në botë.

Salah la Romën për Liverpool në një marrëveshje të verës së kaluar që arrin deri në 50 milionë euro.

Transferimi i yllit egjiptian ka qenë një zbulim i vërtet për Redsat, pasi Salah deri më tani ka shënuar 30 gola në vetëm 36 paraqitje.

Loja e egjiptianit dhe performancat e tij janë lavdëruar teje mase në Angli, por tani lëvdata për të kanë ardhur edhe nga legjenda e Romës, Totti.

“Me nivelin që ai po luan në këtë moment, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë – dhe mendoj se ai mund dhe do të bëjë edhe më mirë”, ka thënë fillimisht Totti për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Unë e njoh atë mirë. Ai është një mik i mirë dhe dëshiron të vazhdojë të përmirësohet, të vazhdojë të përmirësohet si lojtar”.

“Ai bën të gjitha gjërat e duhura, ai stërvitet fort, punon shumë, dëgjon trajnerët”.

“Kjo është arsyeja pse ai po luan kaq mirë për momentin. Mendoj se ndoshta ka edhe një nivel më shumë në të”, përfundoi legjenda italiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme