Trabzonspori synon të përfitojë 15 milionë euro nga shitja e Ernest Muçit

Prishtinë | 24 Mar 2026 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Trabzonspori gjatë afatit kalimtar veror, mori në huazim nga Beshiktashi mesfushorin shqiptar Ernest Muçi me opsion blerjeje prej 8.5 milionë eurosh.

Me paraqitjet e tij, Muçi ka fituar shumë vlerësime. Ai është bërë lojtar i pazëvendësueshëm për trajnerin Fatih Tekke dhe për të kanë filluar të vijnë oferta serioze drejt klubit bordo kaltër.

Është zbuluar se Trabzonspori ka marrë një ofertë prej 12 milionë eurosh për Muçin gjatë afatit kalimtar të dimrit, por e ka refuzuar. Klubi synon që në fund të sezonit të aktivizojë opsionin e blerjes prej 8.5 milionë eurosh dhe më pas ta shesë lojtarin për të paktën 15 milionë euro.

Këtë sezon, në Superligën turke dhe Kupën e Turqisë, Muçi ka luajtur 29 ndeshje, duke kontribuar me 13 gola dhe 8 asistime./KlanKosova.tv

Të ngjashme