Ka disa shenja të qarta dhe të pastra që je duke të tradhtuar, përveçse të shkosh në shtrat me dikë tjetër.
Rrjetet sociale dhe marrëdhëniet. Në shoqëritë moderne të tradhtosh nuk do të thotë vetëm të puthesh, të prekesh apo të bësh seks me dikë tjetër. Nëse je duke komunikuar me dikë dhe për të qenë e sigurt i fshin ato mesazhe, atëherë je në prag të tradhtisë.
E vërteta është se kufiri është aq i hollë, saqë ngandonjëherë e kalojmë pa dashje dhe këtë e mësojmë kur praktikisht është tepër vonë…
Rrjetet sociale dhe marrëdhëniet
Në shoqëritë moderne të tradhtosh nuk do të thotë vetëm të puthesh, të prekesh apo të bësh seks me dikë tjetër. Nëse je duke komunikuar me dikë dhe për të qenë e sigurt i fshin ato mesazhe, atëherë je në prag të tradhtisë.
Të flirtosh në punë
Të gjithë kemi një mik në punë që kur e shohim të hënën, atëherë sytë na shkëlqejnë pak. Një shaka më shumë, një prekje e lehtë më shumë, një përqafim i pafajshëm, kufiri është shumë i vështirë për tu përcaktuar. Sillu me kolegët sikur partneri juaj të ishte prezent, mendoje atë gjatë kohës që je në punë. Puna është punë, ndaji gjërat për të mirës e marrëdhënies dhe karrierës.
Të shkosh në një klub striptizi
Pjesa më e madhe e të pyeturve e kanë parë këtë si një mënyrë të pastër tradhtie. Prandaj mos e bëni, nëse nuk është 8 marsi gra.
Të flasësh më një ishin tënd është një formë tradhtie
Apo të krijosh lidhje mendore me njerëz të tjerë që s’është partneri yt. Kjo është një tradhti e pastër, që në ditët e sotme konsiderohet, sipas të anketuarve, më e rëndë se sa tradhtia fizike. Kujdes me mendimet dhe pse mund t’iu duken të pafajshme, por mendo nëse partneri yt do e merrte vesh si do reagonte?