Lulzim Basha u bë politikan, kryetar i PD, ministër, milioner… u bë ‘dikushi’ në emër të Sali Berishës… çdo gjë që arriti në jetë, e arriti në shpinë të Sali Berishës.
Sali Berisha e mori Lulzim Bashën nga rruga dhe e bëri kryesorin në PD.
E mashtroi me butësi dhe me mungesë individualiteti (kryesisht tipat e këtillë të mashtrojnë në jetë).
Por, gjithmonë vjen ai momenti kur ‘robi’ nuk dëshiron asgjë më shumë në jetë sesa ta ‘vras’ padronin e vet!
Sa herë e sheh ‘mjeshtrin’ që ta ka falur zanatin, ta kujton se sa askushi je.
Prandaj, rëndom njerëzit askushi ose ia dëshirojnë ‘krijuesit’ vdekjen ose e ‘vrasin’ duke e injoruar.
Kur është ‘kërkuar’ nga Lulzim Basha ta tradhtojë Sali Berishën dhe ta poshtërojë (duke e përjashtuar nga shtëpia e tij), ai është dashur të tërhiqet vet nga partia.
Nëse Sali Berisha ka qenë ‘jodemokrat’, i tillë ke qenë edhe Ti, sepse Ai të ka krijuar.
Nêse Sali Berisha ka qenë ‘antiamerikan’ i tillë je edhe Ti, sepse Ai të ka krijuar.
Lulzim Basha është dashur ta pyes veten se ‘Çfarë ka bërë Sali Berisha për të, e jo çfarë s’ka bërë, nuk është dashur ta pyes vetën: çfarë ka bërë Sali Berisha për të tjerët!
Për Ty ka qenë Krijues dhe Krijuesi nuk hudhet si cukël.
Thjesht, nuk hudhet!
Sali Berisha mund të ketë qenë i ‘keq’ për të gjithë, por për Ty ka qenë ‘i mirë’!
Prandaj, gjeneratat e reja nuk duhet të shohin se si ti e tradhton dhe e gjuan atë që të krijon dhe të shpëton jetën, e në fund, Ti, me elegancën dhe me qetësinë më të madhe e tradhton.
Dhe pasi e tradhton – nuk ndëshkohesh, veç shpërblehesh me pozita e me pare për tradhti.
Lulzim Basha duhet të poshtërohet për tradhti.
Sepse, tradhtia dhe mosmirënjohja janë veprimet
më të shëmtuara që mund të bëjë njeriu.
Nëse legjitimohet dhe shpërblehet mosmirënjohja dhe tradhtia, atëherë çfarë kuptimi ka jeta….!
P.S. Për të rinjtë që ende nuk e kanë lexuar: Dante e vendosi tradhtinë në katin e nëntë dhe më të tmerrshëm të Ferrit!