Trafikanti i drogës fshihej në Laç, policia e gjen dhe e ekstradon drejt Italisë

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar A.(A.).K. 45 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane me Urdhër Arrest të vitit 2013, e ka dënuar këtë shtetas për veprën penale ” Trafik droge në bashkëpunim” parashikuar nga Legjislacioni Italian, ku i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme