Trafikimi me njerëz – Nagavci: Të rinjtë po përgatiten për t’iu shmangur rreziqeve

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, tha se po punojnë vazhdimisht në parandalimin e rreziqeve nga trafikimi me qeniet njerëzore, raporton Ekonomia Online.

Në lansimin e fushatës për këtë çështje në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim, ajo shtoi se kjo teme është trajtuar në të gjitha nivelet e arsimit duke u inkuadruar edhe në lëndët shkollore..

Sipas saj, të rinjtë po përgatiten për t’iu shmangur rreziqeve.

“Trajtimi i kësaj teme me efikasitet i kësaj teme në institucionet edukativo-arsimore në të gjitha nivelet ndikon pozitivisht në parandalimin e trafikimit, në promovimin e sjelleve të shëndosha dhe përgatitjet e të rinjve dhe të reja në shmangien e ekspozimit e rreziqeve të mundshme”.

“Prej kohës Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka inkuadruar këtë temë në kurrikulat arsimore në të gjitha nivelet e arsimit dhe në programet lëndore, e në veçanti në ato kapituj ku trajtohen të drejtat e njeriut, pra në lëndën e Edukatës Qytetare, dhe tek lënda Aftësitë për Jetë”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/osmani-kerkon-nga-institucionet-vemendje-me-te-larte-ne-luften-kunder-trafikimit-me-qenie-njerezore/

Të ngjashme