Trafiku Urban me një njoftim për orarin e autobusëve pas masave të reja anti-Covid 19

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka miratuar dje masat e reja anti-Covid 19.

Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do të vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit. Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Trafiku Urban ka ardhur me një njoftim për orarin e autobusëve. “Autobusët nga sot do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, në autobusa ndalohet hyrja pa maska dhe operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

Njoftimi i plotë nga Trafiku Urban:

Njoftim

Të nderuar qytetarë në bazë të vendimit të Qevrisë me Nr.01/41 të datës 23.10.2021, autobusët nga sot do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00.

Ndërsa kërkojmë mirëkuptim sepse jemi të obliguar ti zbatojmë këto masa të cilat kërkojmē ti zbatoni edhe ju sipas pikës së vendimit:

J. [Transporti publik]

  1. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.
  2. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

Të ngjashme