“Trafiku Urban” shkarkon kryeshefin ekzekutiv

Prishtinë | 13 Shk 2017 | 11:31 | Nga

Bordi i Drejtorëve të NPK “Trafiku Urban” në Prishtinë njofton për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Halil Mustafës, dhe ka emëruar ushtruesin e përkohshëm të kësaj detyre, Hafir Hamitin.

Njoftimin, që sot iu shpërnda medieve me rrugë elektronike, e ka nënshkruar Avdi Feri, kryesues i Bordit të Drejtorëve.

Në njoftim thuhet:

Njoftoheni se Bordi i Drejtorëve NPK “Trafiku Urban” SH A Prishtinë vlerëson se z. Halil Mustafa ka dështuar të ushtrojë funksionin e përcaktuar si kryeshef ekzekutiv i NPK “Trafiku Urban” SH A Prishtinë, duke mos krijuar kushte për punë për Bordin e Drejtorëve të NPK “Trafiku Urban” SH. A. Prishtinë dhe duke mos ushtruar ndikimin e tij si drejtues i ndërmarrjes.

Arsyet e shkarkimit do të i kuptoni nga Vendimi i shkarkimit z. Halil Mustafas nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të NPK “Trafiku Urban” SH. A.Prishtinë, i cili i bashkëngjitet këtij njoftimi. Gjithashtu mund të gjeni edhe Vendimin mbi emërimin e përkohshëm të kryeshefit ekzekutiv, thekson njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme