Dy tragjedi kanë ndodhur të hënën në familjen e Blerim Prokshit nga fshati Hamidi i Komunës së Obiliqit. Rreth orës 19:00, kanë mbetur pa kulm mbi kokë, pas një zjarri që ka kapluar shtëpinë, pasi ishin kthyer nga varrimi i një anëtari të familjes, shkruan Gazeta Fjala.
Fqinjët kanë thënë se Blerimit të hënën i ka vdekur vëllai, ndërsa në mbrëmje dyshohet së shtëpinë ia dogji rryma.
Siç merret vesh, kjo familje jeton në kushte të rënda sociale dhe mezi siguron bukën e gojës.