Një tragjedi ka goditur së fundmi botën e “WWE”. Ish-keçistja e njohur, Ashley Massaro është ndarë papritur nga jeta.
39-vjeçarja është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj mëngjesin e djeshëm, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie.
Policia ka përjashtuar pistën e vrasjes, ndërsa dyshohet se ajo mund të ketë pësuar atak kardiak, por ende nuk është asgjë e konfirmuar.
Massaro ka qenë një nga vajzat më të njohura të këtij sporti, ndërsa kujtojmë që në vitin 2007 ajo ishte edhe kopertina e “Play-Boy”.
Deklarata e WWE:
Jemi të pikëlluar për vdekjen tragjike të ish-yllit të WWE, Ashley Massaro. Ajo luajti në WWE nga 2005-2008 dhe ishte shumë e dashur nga gjithë kolegët, por edhe tifozët në mbarë botën. WWE i shpreh ngushëllimet familjes së Ashley dhe miqve të saj.”