Tragjedi në Australi, përplasen dy helikopterë, 4 të vdekur dhe tre të lënduar

Prishtinë | 02 Jan 2023 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti ajror në Australi, pasi dy helikopterë u përplasën në ajër.

Aksidenti tragjik ndodhi në orën 14:00 (me orën lokale) pranë parkut turistik Sea World në rajonin e Gold Coast.

Sipas policisë, në momentin fatal të përplasjes njëri helikopter ishte duke u ulur dhe tjetri po ngrihej. Siç njoftojnë autoritetet vendase, viktimat dhe të plagosurit ndodheshin të gjithë në të njëjtin helikopter.

Autoritetet hetimore të Shërbimit të Reagimit Emergjent po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik.

Të ngjashme