Një tragjedi ka ndodhur në fundjavë në futbollin brazilian.
Mbrëmë, para ndeshjes mes Flamengos dhe Vasco da Gamas, një person ka vdekur gjatë përleshjeve të dy tifozerive, të cilat kanë ndodhur jashtë stadiumit Maracana, ku do të zhvillohet finalja e Copa Libertadores ndërmjet Boca Juniorsit dhe Fluminenses, shkruajnë mediat braziliane, përcjell EO.
Viktima u godit nga një gjuajtje me armë zjarri, ndërsa mediat lokale njoftojnë se janë lënduar edhe katër tifozë të tjerë.
Kjo ngjarje ndodhi në stacionin e trenit Cosmos në zonën perëndimore të Rio de Janeiros.
Policia braziliane i ka arrestuar 76 persona.