Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës.
Mësohet se një fëmijë është gjendur i pajetë nga familjarët në Shëna Vlash të Durrësit.
I mituri ishte larguar nga shtëpia pa lejen e prindërve, ndërsa u gjet i pajetë në një gropë uji.
Paraprakisht mësohet se ai është djalë, i moshës 12 vjeçare.
Ndërsa policia e Durrësit po punon për sqarimin e rrethanave.