Ka ndërruar jetë, Alexander Willias, vëllai i gruas së Gareth Bale.
Sipas portalit “Wales Online”, vëllai i gruas së Bales, Emma Rhys-Jones, Alexander Willias, është gjetur i vdekur në shtëpinë e prindërve të tij në Penarth, pak kilometra larg Cardiffit.
Alexander ishte 29 vjeç punonte si shitës makinash në biznesin e babait të tij, shkruan “The Mirror”.
Sipas asaj që shkruan “The Mirror”, Policia ka konfirmuar se tashmë kanë nisur hetimet për vdekjen e 29 vjecarit, por që për momentin nuk kanë gjetur prova të dyshimta.