Tragjedi në plazhin e Durrësit, humb jetën turisti

Durrës | 01 Kor 2018 | 17:14 | Nga

Një turist nga Zvicra ka humbur jetën në Shqipëri.

Burime nga policia thanë se 66-vjeçari me inicialet N. I., ka humbur jetën në det.

Të njëjtat burime thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, në plazh.

66-vjeçari ka qenë duke larë në det kur ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër, infarkt.

Pas ngjarjes së rëndë, policia tha se dosjen e ka referuar në Prokurorinë e Durrësit, si ngjarje aksidentale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme