As zhvendosja e eventit në Arabinë Saudite nuk e ka bërë më pak të rrezikshëm Rally Dakar. Në etapën e shtatë vjen lajmi i trishtë për viktimën e parë në epokën e re të kësaj gare.
Bëhet fjalë për pilotin portugez, Paulo Goncalves, që garonte me motorin e skuadrës Hero, teksa më parë ka qenë pilot i Hondas.
I dyti në edicionin e vitit 2015, Goncalves u rrëzua në kilometrin 276 të etapës së 7-të, e para pas pushimit njëditor. Ai u gjet pa ndjenja për shkak të një arresti kardiak dhe, pavarësisht ndihmës që iu dha, nuk ia doli të mbijetonte.
Vdekja e tij u konfirmua pasi u transportua me helikopter në Layla Hospital nga ndihma e shpejtë.
Goncalves po merrte pjesë për herë të 13-të në Rally Dakar, kompeticion ku kishte debutuar që në vitin 2006. Pas etapës së 6-të, në edicionin aktual, mbante vendin e 46-të. Toby Price, kampioni në fuqi dhe i treti në klasifikimin aktual, ishte ndër të parët që i shkoi në ndihmë, duke humbur më shumë se një orë kohë.
Kjo është vdekja e pare, pas pesë vjetësh, e një garuesi në Rally Dakar. Vitkima e fundit datonte në vitin 2015, kur motoçiklisti polak, Michal Hernikm humbi jetën nga dehidratimi.