Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë, ende nuk janë identifikuar të gjitha viktimat e tragjedisë në Tetovë.
Munir Bilalli, prindërit e të cilit kanë qenë në qendrën covid në Tetovë rrëfen ankthin që janë duke përjetuar.
Muniri shpreson që prindërit t’i gjejë, të gjallë apo të vdekur.
“Shpresojmë t’i gjejmë të gjallë a të vdekur, por vetëm ta dimë se janë familjarët tonë”, thotë Munir Bilalli.
Nga tragjedia 14 pacientë humbën jetën.