Trajkoviqit ia ndalojnë vajzën në aeroportin e Beogradit: Kjo kalon çdo masë

Prishtinë | 18 Dhj 2022 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Rada Trajkoviq ka njoftuar se të dielën e 18 dhjetorit, vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit. Kjo për Trajkoviqin kalon çdo masë.

Rada Trajkoviq, këshilltarja politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka njoftuar se vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit nga policia kufitare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

“Vajza ime e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo është përtej masës”, ka shkruar Trajkoviq.

Të ngjashme