Njëra nga anëtaret e koalicionit “Slloboda”, Rada Trajkoviq, nisi sot fushatën për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë në vendin ku u vra kryetari i Iniciativës Qytetare SDP , Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës në janar të vitit 2018.
“Të vrasësh një njeri vetëm sepse foli ishte një krim i madh. Sfida dhe mbështetja dhe ngadalësimi i një hetimi është gjithashtu një krim, por mbrojtja e një krimineli është një krim kundër krimeve, dhe unë mendoj se ata dhe ata që dyshohen për krime kundër Oliverit kanë mbrojtje, për fat të keq, nga Presidenti i Serbisë (Aleksandar Vuçiq)”, tha ajo.
Trakjoviq njëherit kërkoi që emri i Oliver Ivanoviqit të mos përdoret në fushatën zgjedhore.
Pos koalicionit “Slloboda” edhe partitë tjera që garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit kanë nisur sot fushatën elektorale që zgjat 10 ditë, transmeton Klan Kosova.