Trajneri i Anglisë bën thirrje për unitet gjatë krizës së Coronavirusit

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i ekipit kombëtar të Anglisë, Gareth Southgate, ka bërë thirrje për unitet dhe i ka lavdëruar punëtorët shëndetësorë të cilët po punojnë si heronj gjatë krizës së koronavirusit që e ka goditur botën.

Në një letër të hapur për tifozët e Anglisë, Gareth Southgate kërkoi nga tifozët t’i ndjekin të gjitha udhëzimet e organizatave shëndetësore dhe autoriteteve qeveritare dhe i lavdëroi mjekët e infermierët për punën që po e bëjnë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Anglia kishte planifikuar t’i zhvillonte dy ndeshje miqësore këtë muaj, kundër Italisë dhe Danimarkës. Megjithatë, që të dyja këto ndeshje, ashtu si shumica e eventeve sportive, janë shtyrë shkaku i pandemisë Covid-19.

“Në emër të ekipit dhe stafit, dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për t’u shprehur ngushëllime të gjithë atyre që i kanë humbur të afërmit. Po lutemi për ju dhe për ata që fatkeqësisht do ta pësojnë të njëjtin fat në të ardhmen”, thuhet në letrën e Southgate.

“Ashtu siç jeni bashkuar në përkrahje të skuadër, ne duhet të punojmë së bashku për ta luftuar këtë virus që po u shkakton probleme fizike dhe emocionale shumë njerëzve. Kështu që ju lutem ndiqni udhëzimet higjienike dhe masat parandaluese të vendosura për ta kontrolluar përhapjen e virusit në mënyrën që të e ndiejnë ndikimin e këtij virusi ata që janë më të rrezikuar. Të gjithëve na takon kjo përgjegjësi”.

“Heronjtë do të jetë burrat dhe gratë që po vazhdojnë të punojnë pa u lodhur në spital dhe qendrat tona mjekësore për t’u kujdesur për shokët e familjarët tanë. Ata nuk do të marrin lëvdata individualisht, por ne të gjithë e dimë se rëndësia e tyre e kalon atë që ne e bëjnë në fushë”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme