Trajneri në detyrë i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka kërkuar nga sulmuesit e Interit, Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez, si dhe nga ai i Fiorentinës, Giovanni Simeone, t’i shfrytëzojnë në maksimum mundësitë që u ka dhënë.
Dyshja e zikaltërve Icardi dhe Martinez nuk u thirren në ekipin kombëtar të Argjentinës për Kupën e Botës 2018 në Rusi, derisa Simeone është thirrja më e re në Kombëtare pas formës së tij mbresëlënëse me Fiorentinën, transmeton Gazeta Express.
“Ne kemi Mauron, Lautaron dhe Giovannin në listë, tre lojtarë të nivelit të lartë”, tha Scaloni në një konferencë për media para ndeshjeve miqësore të Argjentinës kundër Guatemalas dhe Kolumbisë.
Lionel Messi nuk është përfshirë në listë dhe pritet të shihet nëse do të luajë përsëri për vendin e tij.
“Mauro ka shumë vite që luan në nivel të lartë. Është koha që këta lojtarë tani t’i shfrytëzojnë mundësitë që kanë. Këta tre janë këtu tani dhe nëse ia dalin mbarë, përse mos të vazhdojnë me Kombëtaren?” shtoi ai.