Trajneri i Bayern Munich: Kujdes nga Haalandi

Prishtinë | 25 Maj 2020 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Përballja ndaj Dortmund nuk do të jetë “garë që vendos titullin!”.

Eshtë i sigurte Hansi Flick, trajneri i Bayern Munich, që në konferencën e sotme për shtyp përpara sfidës në “Signal Iduna Park” ka konfirmuar se Thiago Alcantara do të mungojë, teksa rikuperon Boatengun në mbrojtje.

“Ka ende disa ndeshje për të luajtur dhe më e rëndësishmja është që të kalojmë kufinjtë tanë çdo ndeshje. Është fantastike kur përballë dy ekipe të tilla”, tha ai.

“Borussia është një ekip i fortë dhe që është fuqizuar shumë në janar duke afruar një talent si Haaland. Eshtë një nga ekipet më të forta në Europë”.

“Haaland është i ri por shumë i fortë. Ka grintë, synon gjithmonë objektivin. Ka ende mundësi të rritet dhe përmirësohet, por nuk duhet të kemi vetëm atë frikë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme