Trajneri i Brighton është i lumtur që ka në skuadër një talent si Andi Zeqiri.
Talenti shqiptar, Andi Zeqiri, i cili u transferua zyrtarisht nga Lausanne te Brighton në Premierligën angleze për shumën e 4 milionë eurove, duke bërë hapin e madh në karrierë konsiderohet një lojtar shumë i rëndësishëm dhe me shumë vlera nga trajneri i skuadrës angleze, Graham Potter i cili ka thënë fjalë të shkëlqyera për Zeqirin kur është pyetur nga gazetarët.
Lexo Edhe:
“Ansu Fati pasardhës i Messit? Ansu është pasardhës i Ansu”
“Andi është një lojtar të cilin e kemi në vëzhgim tani e disa kohë, i dimë kualitetet e tij dhe e dimë se çfarë do sjellë ai tek skuadra. Jemi të lumtur ta mirëpresim atë në klubin tonë, do jetë një cilësi e shtuar në sulm”, u shpreh trajneri Potter.
Përsa i përket përfaqësueseve Zeqiri i cili ka luajtur me të gjitha skuadrat e moshave të Zvicrës duke shënuar dhe një numër të lartë golash ka deklaruar se do të përfaqësojë Kosovën.
Por, një ftesë e bërë së fundmi nga Zvicra U-21 dhe prononcimi i babait të tij, se “Andi po e pret me emocion thirrjen e Zvicrës”, ka ndryshuar gjithçka.