Befason sulmuesi shqiptar, largohet nga Juventus

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 20:52 | Nga

Andi Zeqiri është larguar nga Juventus për t’u kthyer te skuadra e tij zvicerane, Lozana
Sulmuesi i talentuar shqiptar, Andi Zeqiri edhe pse kërkohej nga Juventus, ai vendosi të largohej për t’u kthyer te skuadra e tij Lozana.

“Juventus dëshironte të mbante, por vendosëm të ktheheshim në Zvicër. Jo sepse nuk ndjehej mirë, por sepse të bëhej pjesë e profesionistëve te Lozana ishte një ide shumë e mirë. Drejtuesit e Juventusit u treguan shumë korrektë”, tha agjenti i lojtarit Valter Fernandez.

Zeqiri ishte titullar në 29 ndeshje me fanellën e skuadrës bardhezi në kampionatin e të rinjve, duke shënuar 9 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme