Ndeshja ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Kosovës, mund të jetë vendimtare për fatin e të dyja Kombëtareve në kualifikimet për “Euro 2020”.
Përzgjedhësi i Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka folur për mundësitë ndaj Kosovës duke thënë se ky takim do të jetë përcaktues për fatin e të dyja ekipeve, transmeton KTV.
“Ndeshja kundër Kosovës do të jetë vendimtare. Nëse vazhdojmë me paraqitjen sikur ndaj Anglisë, besoj që ne do të arrijmë të kualifikohemi. Do të ishim më të lumtur nëse ata do të gabonin, por askush nuk e priste që në ta mposhtnim Anglinë dhe tani jemi një pikë para tyre në grup”, deklaroi Silhavy.
Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Kosovës, do të luhet më 14 nëntor.