Feyenoordi arriti sonte që më shumë vështirësi ta eliminoi Dritën në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Skuadra holandeze mposhti “Intelektualët” me rezultatin 3-2, me golin e tretë të shënuar në minutën e 90-të.
Pas ndeshjes, trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, tha se sonte nuk ishte një ndeshje e mërzitshme.
“Sigurisht që nuk ishte një lojë e mërzitshme. Pothuajse çdo sulm nga Drita çoi në një mundësi. Faktori i fatit dhe tifozët tanë fantastik ishin vendimtar sonte” – tha fillimisht Slot për “ESPN”, i cili më pas veçoi dy futbollistët e tij: “Portieri ynë vërtet na dërgoi tutje sonte. Dhe sigurisht më duhet të përmend Guus Til, megjithëse i gjithë ekipi meriton një kompliment për mënyrën se si ata vazhduan të luftojnë për fitoren”.
Ndryshe, Feyenoordi në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës do të takohet me Luzernin.