Trajneri i Greqisë flet pas barazimit, e vlerëson Kombëtaren e Kosovës

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

John van‘t Schip ka thënë se Kosova nuk është një skuadër e dobët

Greqia mbrëmë luajit baras 0-0 me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e zhvilluar në Athinë dhe që ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve, shkruan Reporteri.net

Trajneri i Greqisë, John van ‘t Schip e ka lavdëruar Kosovën në konferencën për shtyp pas ndeshjes duke thënë se Dardanët janë një skuadër e mirë dhe se mbajnë posedimin e topit.

“Nuk ishte rezultat i mirë për ne. Nuk pajtohem assesi se Kosova është kundërshtar i dobët. Ata janë skuadër e mirë. Janë ekip sulmues e mbajnë posedimin e topin dhe krijojnë shanse. Ka diferencë me Moldavinë,” ka thënë John van‘t Schip

“Synimi ynë nuk ndryshon, por fati më nuk është në duart tona,”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme