Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë tejet i lumtur me trofeun e Kupës së Kosovës.
Llapi mposhti Dukagjinin në penallti duke fituar trofeun e parë në histori të klubit, si dhe ka siguruar daljen në Evropë.
Pas ndeshjes, Batatina i emocionuar tha se rinia duhet të marrë mësim nga ai dhe që ka arritur ta shkruajë historinë me skuadrën llapjanë.
“Mendoj që është një emocion i madh, shume gjenerata kanë sakrifikuar që ne ta arrijmë këtë gjë. Trimat i përcjell fati, unë nuk jam dorëzuar asnjëherë”.
“Sot bashkë me ne do të zbret edhe legjenda Fadil Vokrri, sepse meritat e tij janë të mëdha që ne luajmë sot këtu. Kam luftuar gjithmonë, rinia duhet të marrin mësim nga unë. Arrita që ta shkruaj historinë me këtë skuadër” theksoi trajneri i Llapit.
Edicionin tjetër, Llapi do marrë pjesë në gara evropiane, me saktësisht në Ligën e Konferencës.