Trajneri i Llapit, Batatina: I kemi dhënë shkollë Gjilanit

Prishtinë | 17 Pri 2021 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Llapi ka marrë një fitore tejet të rëndësishme si mysafir duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0.

Golat për skuadrën llapjanase i ka shënuar sulmuesi anësor Edon Sadriu.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes ka deklaruar se i kanë dhënë shkollë skuadrës së Gjilanit.

“Llapi sot tregoi që është dashtë të jetë kampion me ndeshje që i kemi fituar”.

“I kemi pasur disa humbje pas një ngarkese të madhe, por ky është Llapi i vërtet. I kemi dhënë shkollë skuadrës së Gjilanit dhe kemi bërë një paraqitje të madhe”, ka thënë Batatina.

Llapi me këtë fitore ngjitet në pozitën e pestë me 36 pikë, ndërsa Gjilanin mbetet në vendin e katërt me 43 sosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme