Kosova e ka deklasuar Burkina Fason, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-0, në takimin miqësor të zhvilluar të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Golat për kosovarët i realizuan Fidan Aliti, Astrit Selami, Mërgim Vojvoda, Milot Rashica dhe Toni Domgjoni.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i ri i Kosovës, Alain Giresse, i cili është shprehu i lumtur që në debutim arriti fitore.
Me pas tekniku francez tha se është i kënaqur me djelmoshat dardan, ku veçoi Lumbardh Dellovën i cili vije nga Superliga e Kosovës.
“Gjithmonë i rëndësishëm është një fillim i tillë. Loja dhe golat e sotëm janë shumë me rëndësi. Po pikërisht, siç kam thënë që do të ia jap gjithë secilit shansin. Çka është me rëndësi është që secili futbollistë të tregojë cilësi në fushë. Pa dyshim një fitore shumë me rëndësi, e aq më tepër në ‘Fadil Vokrri’, prandaj një fitore shumë e rëndësishme këtu. Jam shumë i kënaqur, sidomos për Lumbardh Dellovën, i cili vjen nga Liga e Kosovës. Duke shpresuar të motivojë edhe pjesën tjetër të futbollistëve që luajnë në Kosovë. Mirëpo, nuk do ta veçoja dikë, pasi secili ka dhënë kontributin e vet”, u shpreh Giresse.
Përballjen e radhës ‘Dardanët’ e luajnë në Cyrih kundër Zvicrës me 29 mars.