Nikoqiri i Kupës së Botës 2022, Katari, po e konsideron punësimin e Leonardo Jardim si trajner të ri të kombëtares së tyre, sipas France Football.
Jardim së fundi u shkarkua nga Monaco pas një starti të dobët të stinorit, dhe është lidhur me një kalim te Milani dhe te Newcastle United që prej largimit nga ish-kampioni francez.
Sidoqoftë, atij mund t’i ofrohet mundësia që ta trajnojë Katarin, krerët e të cilës duan që ta sjellin një emër me nam, pasi që edhe Zinedine Zidane është përfolur për këtë post.