Trajneri i Spanjës dëshiron që Argjentina ta fitojë Kupën e Botës, për shkak të Messit

Prishtinë | 19 Nën 2022 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka shprehur dëshirën që Argjentina të fitojë Kupën e Botës për shkak të Lionel Messit, nëse ai dështon ta bëjë këtë me Spanjën.

52-vjeçari tha se dëshiron që Messi të shijojë lavdinë në Katar .

“Nëse Spanja nuk e fiton Kupën e Botës, unë do të doja që Argjentina ta fitonte atë për shkak të Messit. Do të ishte e padrejtë që Messi të tërhiqej pa fituar një Kupë Bote”, tha Enrique.

Tani në moshën 35-vjeçare, lojtari i Paris Saint-Germain mund të mos ketë më kurrë një shans tjetër për të fituar Kupën e Botës.

Enrique fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Botës për Klube me Messin te Barcelona, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

Spanja e nis turneun javën e ardhshme pasi përballet me Kosta Rikën në Grupin E, ndërsa Argjentina së pari luan me Arabinë Saudite në Grupin C.

Të ngjashme