Është pritur që reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica të transferohet gjatë kësaj vere. Por deri më tani nuk është realizuar lëvizja e tij prej Werderit te ndonjë skuadër tjetër. Madje trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt tashmë po planifikon me 24-vjeçarin në skuadër për edicionin e ri.
Është folur gjatë për kalimin e sulmuesit të krahut te RB Leipzigu, por ky transferim nuk është finalizuar. Edhe skuadra tjera evropiane po interesohen për Rashicën.
“Ekziston një afat kohor i qartë, ku jemi pajtuar të dy palët për një transferim, nëse plotësohen kushtet. Por tash jemi në një kohë të përgatitjeve ku planifikojë në atë mënyrë, që ai do të luajë në xhiron e parë”, ka thënë Kohfeldt, përcjell “transfermarkt.de”.
“Mundësia që të luajmë me Milot Rashicën në xhiron e parë të Bundesligës është absolutisht reale. Ndoshta edhe më 6 tetor”, ka shtuar Kohfeldt.
Afati kalimtar përfundon më 5 tetor.
“Ai është mirë i integruar në ekip, ai ndihet mirë. Ne jemi në pikë ku shitja nuk duket në horizont”, ka shtuar Kohfeldt.
Ai do ta aktivizojë Rashicën në ndeshjen përgatitore të së hënës ndaj Austria Lustenau. Werderi po përgatitet në Austri.